Vuçiç akuzohet si pjesë e tyre, gazetarja: Kush janë personat që vrisnin në Bosnje

24 Nëntor 2025 | 11:44

Në një lidhje live për Euronews Albania, gazetarja nga Italia Alba Kepi foli për një ngjarje tronditëse të 30 viteve më parë, ku në Sarajevë, të pasurit nga Italia dhe jo vetëm, paguanin për të shkuar në rrethimin e Sarajevës dhe me snajper bënin “gjueti” ndaj njerëzve, kryesisht ndaj fëmijëve.

Sipas gazetares, një lajm i publikuar nga media italiane Corriera Della Sera, thuhet se në fund të viteve ’90, flitej për një fenomen të tillë “Snajper Safari” që mbërrinin nga Evropa perëndimore në Sarajevë.

“Pozicionoheshin në atë rrugë që ndodhej mes zonës industriale të qytetit dhe aeroportit, me një pozicion gjeografik dhe viziv mjaft të favorshëm për të goditur më pas shoqërinë civile”, u shpreh gazetarja.

Ajo theksoi se ata që vriteshin ishin kryesisht fëmijë, kryesisht vajza dhe gra në moshë të re.

“Denoncimi i profesorit shkon më tej duke thënë se “makabriteti i personave ishte të vinte reparti apo trupat e asaj kohe që jepnin ndihmën e shpejtë emergjencës mjekësore dhe qëllonin ndaj atyre. Në këtë dëshmi dhe provat që ai ka mbledhur, vetëm një pjesë e vogël e tyre, një minorancë, janë persona që vrisnin, ndoshta edhe për qëllime ideologjike apo qëllime fetare, pasi ishin anti-Islam.

Ndërkohë shumica tjetër e bënin thjesht për argëtim, për të provuar se çfarë ndjenje të jepte një trup njerzor si videogame, dhe ata quheshin Turist Snajper, pasi paguanin për këto udhëtime për t’u pozicionuar në këto vende që ishin të caktuara në këtë gjatësi rrugore nga Sarajeva deri në pjesën industriale të Sarajevës dhe për të bërë këtë lloj makabriteti. Mes tyre janë të paktën pesë italianë, madje thonë ndoshta kanë kaluar 30 vite dhe disa prej tyre kanë ndërruar jetë, por mendohet se 1/3 e numrit të përgjithshëm të këtyre snajperave është ende gjallë dhe janë të moshës nga 33 në 65 vjeç”, u shpreh gazetarja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026