Vuçiç apelon për ruajtjen e paqes: Nuk duhet të ketë sulme ndaj EULEX

11 Dhjetor 2022 | 20:06

Pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare lidhur me tensionet e fundit në Kosovë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç u bëri thirrje serbëve dhe shqiptarëve që të ruajnë paqen në veri të Kosovës.

Ai u bëri thirrje serbëve që të jenë të qetë dhe të mos bien në provokime, shkruan Euronews Serbia.

“Ne nuk kemi asnjë indikacion se ka pasur një sulm ndaj EULEX-it, por sulmet ndaj EULEX-it apo KFOR-it nuk duhet të ndodhin”, tha Vuçiç në një intervistë për RTS.

Ai tha se në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë analizuar të gjitha ngjarjet në Kosovë dhe aspekti ndërkombëtar i situatës në terren dhe perspektivat.

Vuçiç shtoi se jo vetëm që policia e Kosovës ishte në veri, e cila nuk ka të drejtë ta bëjë këtë, por edhe forcat e Prishtinës kanë pushtuar me njësi speciale, të cilat siç shtoi ai, shumë në bashkësinë ndërkombëtare bëjnë sikur nuk i shohin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026