Lista Serbe: Të mos pengohen EULEX-i dhe KFOR-i në veri

11 Dhjetor 2022 | 14:33

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka kërkuar nga qytetarët në veri të lejohet lëvizja e KFOR-it dhe EULEX-it, duke thënë se prania e tyre është në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të miratuara më parë.

Anëtarët e Listës Serbe u kanë bërë thirrje qytetarëve për paqe dhe vetëpërmbajtje, teksa Policia e Kosovës ka shtuar së fundi prezencën në veri, me qëllim të sigurimit të qytetarëve, shkruan REL.

“Të mos biem në provokime. Të gjithë kemi nevojë për paqen dhe vazhdimin e dialogut për t’u dhënë hapësirë negociatorëve të cilët do të arrinin zgjidhjen e kësaj situate me dialog dhe jo me lëvizje të njëanshme”, thuhet në njoftimin për media.

KFOR-i dhe EULEX-i janë duke e monitoruar situatën në veri të vendit, ku, më 10 dhjetor, janë ngritur barrikada dhe janë bllokuar disa rrugë nga serbët lokal, pas arrestimit të një ish-pjesëtari të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç.

Pantiç akuzohet se “ka organizuar sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më 6 dhjetor, kur “ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë”.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026