Vuçiç dhe siguria në Ballkan, eksperti: Kur ngordh gomari e ka goditjen më të fortë
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania ku foli në lidhje situatën e sigurisë në Ballkan.
Elezi drejtoi gishtin nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, si personi i cili rrezikon stabilitetin e rajonit.
Ai tha se zhvillimet mund të provokojnë një stad të ri dhe mund të kemi një mobilizim të grupeve kriminale terroriste serbe, të cilat Vuçiç pasi do t’i përdorë, do të deklarojë se e ka të pamundur për ta mbajtur situatën nën kontroll.
I pyetur në qoftë se kjo lëvizje bëhet me qëllimin që të mbulojë aktet gjenocidale të kryera nga Serbia në Ballkan, Elezi tha: “Gjithmonë kështu ndodh kur personat, grupet apo organizatat nuk venosen para përgjegjësisë për veprat që kanë bërë. Edhe Vuçiç nuk është vendosur para përgjegjësisë, nuk është gjetur fajtor me një vendim gjykate ndërkombëtare për pozitat që ka mbajtur si ministër, sidomos për deklaratat e nxitjes së urrejtjes dhe njëkohësisht nxitjes së qytetarëve për të kryer vepra makabre në Bosnjë.”
Elezi parashikon një goditje të fortë të Vuçiç në Ballkan.
“Ne kemi një shprehje që “kur ngordh gomari e ka goditjen më të fortë”. Dhe në rastin konkret unë besoj se ky gomar është në ngordhje e sipër dhe goditjen mund ta ketë më të fortë duke tentuar të mbrojë të gjitha ato veprime mund të themi makabre për zhvillimet që ka pasur në Bosnjë dhe Kosovë për sa kohë ka qenë pranë kasapit të Ballkanit, Miloševiq.” shprehet ai
LEXONI GJITHASHTU:
Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen
Zbulohen tre ambiente ku luheshin lojëra fati ilegale në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim
- 10:54 Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak
- 10:42 Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
- 10:32 Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)
- 10:13 Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen
- 10:08 Zbulohen tre ambiente ku luheshin lojëra fati ilegale në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim
- 09:57 Këmbësori shmang përplasjen nga dy makina, i shpëton për mrekulli aksidentit (VIDEO)