Vuçiç: Do t’i drejtohemi KFOR-it me kërkesë për dërgimin e trupave serbe në Kosovë

11 Dhjetor 2022 | 08:21

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se do t’i drejtohet KFOR-it me kërkesë për lejimin e dërgimit të trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë.

Gjatë një konference për mediat në Beograd, Vuçiç bëri të ditur se vendimi i qeverisë do të merret të hënën ose të martën, shkruan Euronews Serbia.

“Ne u dakordësuam sot për tekstin që t’i dërgojmë një kërkesë komandantit të KFOR-it, në përputhje me Rezolutën 1244, për të siguruar dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës dhe vendimi i qeverisë për këtë çështje do të merret të hënën ose të martën”, theksoi ai.

Sipas tij, KFOR do të gjejë arsye të panumërta për të dëshmuar se janë në kontroll të situatës. Por, Vuçiç paralajmëroi se Serbia do të kërkojë mënyra të reja ligjore për të arritur qëllimin e saj.

Kreu i shtetit serb pretendoi se sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të bashkuara, Serbia ka të drejtë të kthejë forcat e saj në Kosovë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026