Vuçiç kërcënon Kosovën dhe Malin e Zi për mosmbajtjen e zgjedhjeve
Sot në Serbi mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare ku pritet të diskutohet për luftën në Ukrainë, krizën ekonomike dhe për ngjarjet në Kosovë, lidhur me zgjedhjet e Serbisë që mbahen më 3 prill.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se Prishtina dhe Podgorica do të marrin “përgjigje nga Beogradi për ndalimin e votimit në zgjedhje”.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se për lejimin e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve në Kosovë, duhet një marrëveshje e posaçme me Serbinë.
Vuçiç mbrëmë është takuar edhe me patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirio. Presidenti e njoftoi patriarkun për vendimet e fundit të lidershipit të Prishtinës, situatën në rajon, si dhe sfidat me të cilat po përballet Serbia në dritën e ngjarjeve në Ukrainë, raporton Euronews Serbia.
Anëtarët e Këshillit të Sigurisë së Serbisë janë presidenti i Republikës, kryeministri, ministrat e Mbrojtjes, të Brendshëm dhe të Drejtësisë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë dhe drejtorët e shërbimeve të sigurisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 17:57 SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë, prioritet diplomacia
- 17:56 Rama mesazh me foton e Flamingove për BE-në: Thanë se negociatat u bllokuan, puna e tyre janë llafet! Fjala jonë është puna
- 17:39 Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë
- 17:31 Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri
- 17:26 Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 17:19 Trump zbulon dosjen e re të UFO-ve: Si objekti me 8 cepa u ul mbi bazën bërthamore