Vuçiç: Deklarata e Putinit për Kosovën na ka dëmtuar shumë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç thotë se krahasimi i Putinit mes Kosovës dhe rajoneve të Ukrainës që kanë shpallur pavarësinë, e ka dëmtuar pozicionin e Beogradit.
Vuçiç gjatë një fjalimit të gjatë të mbajtur të premten në pallatin presidencial, tha se tani presioni për të njohur pavarësinë e Kosovës është rritur.
“Situata jonë ka ndryshuar për keq, pas deklaratave të presidentit rus Vladimir Putin. Jo sepse ai synonte të dëmtonte Serbinë, por sepse e ngriti çështjen e Kosovës në një mënyrë tjetër, për të mbrojtur interesat ruse” ai presidenti serb.
Vuçiç shtoi se Putin ka përmendur Kosovën si precedent për të justifikuar pretendimet që Moska ka mbi territorin ku ka rusisht folës në Ukrainë.
Ai thotë se ndonëse Perëndimi e kundërshton argumentin e prëdorur nga Putini, Serbisë po i bëhet presion për një njohje sa më të shpejtë të Kosovës.
“Do të jemi nën presionin më të madh tani, për të thënë se Kosova nuk është e njëjtë me atë që po ndodh në Ukrainë,” tha Vuçiç.
Ai tha se të gjithë liderët evropianë që kanë biseduar me Putinin, thonë se presidenti rus ka insistuar për çështjen e Kosovës.
“Unë dua që njerëzit ta dinë këtë dhe të kuptojnë se presioni do të jetë i madh. Po bëhet i padurueshëm”, deklaroi presidenti serb.
Vuçiç tha se në të gjithë këtë situatë ai po cilësohet “një Putin i vogël”, kurse për Kurti tha se po ‘luan rolin e një Zelenski të rajonit’.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës