Vuçiç krahasoi Kosovën me Nagorno-Karabak, gazetari: Është vazhdues i politikës së Millosheviçit

13 Nëntor 2020 | 06:32

Gazetari Asllan Bajrami ka komentuar në “Good Morning Albanians”, deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili e krahasoi konfliktin me Kosovën, me atë të Nagorno-Karabak.

Bajrami tha se deklaratat e Vuçiçit ishin të pritshme, pasi ai vazhdues i politikës së Millosheviçit.

“Deklaratat e Vuçiçit nuk mund të jenë të tjera përveç ato që artikuloi një ditë më parë. Ai është vazhdues i politikës së Millosheviçit dhe nuk mund të na befasojë.

Prandaj në këtë kontekst ka ripërsëritur klauzolat e mirënjohura, projektet anti-shqiptare, që u propozuan 200 vjet më parë, por riaktivizuan në vitet ‘90”, u shpreh Bajrami.

Ai theksoi më tej se Serbia paraqet një rrezik për sigurinë në rajon dhe Europë.

“Duan të lënë një përshtypje që Serbia është ajo që reflekton për paqen për sigurinë, por ajo po bën të kundërtën.

Shfrytëzon momentet siç janë zgjedhjet në SHBA, fillimi i procesit në Dhomat e Specializuara për të krijuar një përshtypje se pa një ndërhyrje të tillë në opinion e brendshëm serb nuk mund të gjendet një zgjidhje e përshtatshme për Beogradin.

Serbia gjithmonë ka insistuar për një ndarje të Kosovës. Serbia është ajo që insiston të krijojë një situatë të paqartë  dhe përpiqet që të bindë edhe bashkësinë ndërkombëtare se është në të drejtën e saj. Paraqet një rrezik për sigurinë në rajon dhe Europë”, tha ai.

Lexoni gjithashtu: 

Vuçiç krahason Kosovën me Nagorno-Karabak dhe kërcënon me luftë

Fundi i luftës në Kosovë, NATO i dha fund luftës por qindra persona janë ende të zhdukur

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026