Vuçiç: Kurti kërkon të paraqesë veten si Zelensky dhe mua si Putinin

Aleksandër Vuçiç
14 Janar 2023 | 15:08

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha sot se deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se “kufiri i Serbisë dhe Kosovës është bërë kufi i NATO-s dhe Rusisë” është një tjetër nga mesazhet e dëshpëruara politike me të cilat Kurti po përpiqet të paraqitet si viktimë.

Sipas Vuçiçit, Serbia i ka kufijtë e saj të përcaktuara me të drejtën ndërkombëtare, shkruan Danas.

“Serbia i ka kufijtë e saj, as kufijtë e Rusisë dhe as të NATO-s, por të sajin, të vendosur me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244. Pra – thuaj çfarë të duash dhe si të duash, përpiqu të na vendosësh diku që nuk jemi dhe vendose veten aty ku nuk je. Ne kemi vendin tonë, për të cilin jemi krenarë, Serbinë. Dhe, kufijtë nuk i përcaktoni ju, por e drejta publike ndërkombëtare”, theksoi Vuçiç.

Ai nënvizoi se ky është një tjetër nga mesazhet e dëshpëruara politike në të cilat Kurti përpiqet të paraqesëveten si viktimë, apo Zelensky i ri dhe atë si një Putin i vogël.

“Nuk jam në merak, kam gati një vit që dëgjoj budallallëqe sa të duash. Është e imja ta udhëheq Serbinë, si një vend i pavarur, sovran, i lirë dhe liridashës dhe jam krenar që po e bëjmë këtë”, u shpreh kreu i shtetit serb.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Lajm në...
12:52 | 15/07/2026

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve...
12:50 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026