Vuçiç mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, do diskutohet për Kosovën

27 Tetor 2022 | 08:26

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare mëngjesin e së enjtes në orën 10:00.

Para mbedhjes, ai do të bisedojë me serbët e Kosovës pas një kërkese të tyre, shkruan Euronews Serbia.

Seanca u caktua pasi përfaqësuesit e Listës Serbe kërkuan takim urgjent me presidentin Vuçiç për shkak të njoftimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se më 1 nëntor do të fillonin me sekuestrimin e pronës së qytetarëve tanë dhe automjeteve me targa serbe.

Afati i vendosur nga Prishtina për riregjistrimin e targave në Kosovë skadon më 31 tetor dhe Kurti ka deklaruar se ky afat nuk do të shtyhet përkundër apeleve nga perëndimi.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në prag të skadimit të afatit për riregjistrimin e automjeteve në Kosovë, i bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të përmbahen nga hapat e njëanshëm që çojnë në përshkallëzim të situatës, si dhe të fokusojnë të gjithë energjinë dhe përpjekjet në arritjen e progresit në dialog.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë

BE reagoi me shqetësim ndaj vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për të pranuar dorëheqjet e prokurorëve serbë, të cilat sipas saj ishin tërhequr,...
16:13 | 21/07/2026

Haxhiu liron nga detyra prokurorët serbë të veriut

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të 7 prokurorëve serbë që kishin dhënë dorëheqje...
10:14 | 21/07/2026

U sulmuan me thikë në Athinë, plagosen dy turistë, policia arreston të dyshuarin

Dy turistë u plagosën të martën në mëngjes pas një sulmi me thikë në hyrje të sitit arkeologjik të Akropolit, një nga vendet më të...
09:55 | 21/07/2026