Vuçiç: Njohja reciproke është dëshirë e BE-së, jo e Serbisë

15 Qershor 2022 | 17:00

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se Serbia nuk dëshiron njohje reciproke me Kosovën.

Deklaratën, Vuçiç e dha këtë të mërkurë në një deklaratë para gazetarëve, gjatë një eventi në Beograd.

Vuçiç u shpreh se njohja reciproke është një dëshirë e Bashkimit Europian dhe shtoi se Serbia mund të ketë mendimin e saj në lidhje me këtë çështje, shkruan N1.

“Njohja reciproke është dëshira e tyre, ne nuk e duam këtë dhe secili le të bëjë punën e vetë. Ata janë të rëndësishëm, ne nuk jemi, por mund të kemi mendim, mundemi”, tha presidenti Vuçiç, duke shtuar se drejtësia, morali dhe e vërteta janë në anën e Serbisë.

Deklarata e Vuçiç erdhi si reagim ndaj raportit të Parlamentit Evropian për Serbinë, ku për herë të parë shkruhet se marrëveshja përfundimtare ndërmjet dy vendeve duhet të bazohet në njohjen reciproke.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026