Vuçiç po negocion për të blerë avionë luftarakë nga Rusia

1 Prill 2024 | 10:37

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se po kërkon të blejë MIG 29 sovjetikë nga Rusia. Vuçiç u shpreh sot se Serbia është gjithmonë e gatshme ta mbrojë vendin e saj, se nuk kërcënon askënd dhe sipas tij ata që flasin për kërcënime zakonisht mendojnë se duhet të kërcënojnë dikë.

”Serbia nuk kërcënon askënd, nuk ka kërcënuar asnjëherë. Ne i dimë të gjitha problemet tona, e dimë se sa të dobët jemi, por e dimë gjithashtu sa më të fortë se sa ishim, por ky është realizimi ynë dhe është e rëndësishme që ne mund të përpiqemi ta bëjmë veten shumë të fortë dhe që askush nga mjedisi do të mendonte për këtë të kryente agresion ndaj vendit tonë”, tha Vuçiç.

Presidenti i serb, Aleksandër Vuçic, bëri të ditur se në një të ardhme të afërt, Serbia do të blejë avionë të kombinuar luftarakë-bombardues.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se do të shqyrtojë mundësinë e pjesëmarrjes në një samit të BRICS në Kazan të Rusisë në tetor të këtij viti, ku pritet dhe një takim me presidentin Putin

Aleanca ekonomike BRICS përbëhet nga: Brazili, Rusia, India, Kina dhe Republika e Afrikës së Jugut, ndërsa Serbia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Megjithatë Presidenti Vuçiç është shprehur më parë se Serbia në të ardhmen mund të përballet me një zgjedhje midis Bashkimit Evropian dhe BRICS-it.

Rusia mban presidencën e BRICS në vitin 2024. Programi i presidencës së saj përfshin më shumë se 200 ngjarje të ndryshme, ku ai qendror është samiti i liderëve të BRICS në Kazan në tetor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës për frikësim të dëshmitarëve kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku. Lushtaku, figurë e Partisë...
13:33 | 28/07/2026

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026