Vuçiç tregon 3 mundësitë që ka rafineria serbe e naftës për të shpëtuar
Presidenti Aleksandër Vuçiç tha të martën se ka tri mundësi për zgjidhjen e çështjes së Industrisë së Naftës të Serbisë (NIS), e cila është nën sanksione të SHBA-së për shkak të pronësisë së saj ruse.
Presidenti serb tha se mundësia e parë është që amerikanët t’i japin një licencë NIS-it ose t’i heqin sanksionet kundër kompanive ruse, “gjë që është e pamundur”.
Ndërsa, sipas tij, mundësia e dytë është se “ka më shumë të ngjarë që rusët t’ia shesin aksionet e tyre një kompanie tjetër. Shpresoj se do ta bëjnë këtë. Dhe, e treta, dhe shpresoj se kjo nuk do të ndodhë, që ne do të duhet të veprojmë si shtet”.
Presidenti serb tha se çështja e NIS-it duhet të zgjidhet brenda një afati prej 37 ditësh, apo deri më 15 janar.
Në një diskutim brenda Forumit GLOBSEC BELTALKS, Vuçiç theksoi se të gjithë duhet ta kuptojnë se nuk ka zgjatje të afatit dhe se furnizimi me karburant për qytetarët dhe ekonominë e Serbisë nuk duhet të rrezikohet.
Ai theksoi se vendi përballet gjithashtu me rrezikun e sanksioneve dytësore kundër Bankës Kombëtare të Serbisë dhe bankave tregtare, dhe se vlerësimi i investimeve të Serbisë është në rrezik për shkak të gjendjes në NIS.
SHBA-ja vendosi sanksione kundër NIS-it më 9 tetor, pasi Rusia zotëron shumicën e aksioneve të saj.
Serbia ka 29.87 për qind të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër është në duart e aksionarëve pakicë.
Siç tha Vuçiq, Serbia nuk do ta shtetëzojë NIS-in, në rast se ndërhyrja shtetërore është opsioni i fundit për operacionet e mëtejshme të kompanisë – ajo do të paguajë për pjesën ruse.
“Miqtë e mi nga e gjithë bota më kanë thënë se e kam vënë Serbinë në një pozicion të vështirë, sepse nuk i kemi vendosur sanksione Rusisë. Ata e kuptojnë se kemi probleme të ndryshme, por se në fund duhet t’i përmbushim plotësisht kërkesat. Jam i sigurt se rusët e kuptojnë gjithçka shumë mirë dhe se nëse sanksionet nuk hiqen, do të duhet ta shesin kompaninë”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se nuk mund ta paramendojë një gjendje ku pikat e karburantit në Serbi do të ishin bosh.
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë