“Vula e PD do kalojë në Strasburg”, Basha: Pse qëndron Hasa në krye të kooalicionit
Lulzim Basha i kooalicionit Demokratët Eurotlantik, ishte i ftuar në Euronews Albania për të folur lidhur me listat, koalicionet dhe 11 majin e zgjedhjeve parlamentare që na presin.
Basha thekson se betejën për PD do e kalojë deri në Strasburg si çështje.
“Do ta vazhdojmë betejën ligjore për PD, deri në fund, do kalojë deri në Strasburg, por nuk do të lejojmë që kulisat e kësaj betejë të pengojnë praninë tonë në zgjedhjet parlamentare, dhe forma që kemi zgjedhur është adoptimi i një prej partive të kooalicionit në një format të kontrolluar nga demokratët euroatlantik me anë të të cilit do mundësojmë pjesën administrative të procesit. Pjesa e ofertës politike mbetet ajo që kemi thënë: Demokratët euroatlantik përmes kooalicionit atlantik do ti ofrojnë shqiptarëve në këto zgjedhje të vetmen ofertë, atë për ndryshim”, tha Basha.
Ndërkaq ai ka dhënë dhe arsyen pse nuk qëndron vetë Basha kryetar i Demokratëve Euroatlantikë për zgjedhjet e 11 majit, por qëndron Endri Hasa.
“Hasa u zgjodh kryetar partie dhe jo unë personalisht sepse në kontekstin juridik që kemi, unë vazhdoj të përfaqësoj PD-në, dhe do të kërkoj në emër të PD legjitimitetin e mohuar më datë 11 qershor, do ta vazhdoj si betejë”, shtoi Lulzim Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 16:06 Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen “non grata” të Snezhana Paunoviç dhe paditjen për nxitje të gjenocidit
- 16:05 Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit
- 16:02 Nëntë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre dhe një fëmijë 10-vjeçar
- 16:01 Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 15:54 Lamine Yamal kundër Mbappe, yjet e La Ligës gati për përballjen e Kupës së Botës
- 15:50 Britania e Madhe hedh poshtë idenë e Trump për vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit