VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar duke replikuar me kryeministrit Edi Rama pas deklaratës së homologut të tij, Albin Kurti. LVV ka ngritur disa pyetje për Ramën ndër të cilat nëse ai ka mbështetur themelimin e Gjykatës Speciale.
Më tej LVV pyet se në cilat organizata ndërkombëtare Rama ka ngritur shqetësimet e tij rreth padrejtësisë që po i bëhet Kosovës në Hagë. Replikat vijnë pas dekoratës së Kurtin se Rama ka mbështetur votimin e Gjykatës Speciale në vitin 2015.
Rama theksoi se nuk ka asnjë garë me Vetëvendosjen dhe se i vjen keq që sipas tij ata po ngatërrojnë marrëdhëniet institucionale të Kosovës me Shqipërinë. Më tej Rama shtoi se çdo politizim i protestës së UÇK-së do dëmtonte popullaritetin e saj.
“Kryeministri Rama mund të përpiqet të nxirret me eskivazhe të padenja e përshtypje personale, ose mundet edhe të adresojë dhe përgjigjet shkurt e saktë në pikat kryesore që përmban deklarata e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Më konkretisht ai mund të tregojë:
- Ka ardhur apo jo me helikopter në Kosovë për të bindur deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë themelimin e Gjykatës Speciale? Pra, a e ka mbështetur dhe shtyrë ai themelimin e Gjykatës Speciale?
- Cili ka qenë dhe vazhdon të jetë qëndrimi i LVV rreth Gjykatës Speciale? E ka votuar dhe mbështetur, apo e ka refuzuar dhe është përndjekur duke protestuar kundër themelimit të saj?
- Në cilat raste dhe në cilat data, në cilat organizata ndërkombëtare ku Shqipëria është anëtare me të drejta të plota, apo pjesëmarrëse në takimet zyrtare, Rama ka ngritur shqetësimet e tij rreth padrejtësisë që po i bëhet Kosovës në Hagë?
Kur i ka ngritë këto shqetësime në OKB, kur në Këshillin e Evropës, kur në OSBE dhe kur në NATO? Të tjerat janë vetëm për konsum personal e madje as për konsum të brendshëm politik”, shkruhet në reagim.
- Rama i përgjigjet ashpër Kurtit: Nuk njihje himnin e Kosovës, Thaçin e doje në Hagë
- VV: Rama loboi për Specialen, Rama: Kurti s’e njihte himnin, Thaçin e donit në Hagë
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 17:17 SHBA: Shkatërruam kullën e mbikëqyrjes së IRGC, e përdorte për të ndjekur anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 17:10 Stoli i Italisë, Pep Guardiola del nga gara: Dua të kaloj më shumë kohë me familjen time
- 16:54 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 16:49 Pushimi mes dy pjesëve të finales së Kupës së Botës do të zgjasë më shumë se 15 minuta, shkak performancat
- 16:42 SHBA dhe zyrtarët sirianë hedhin poshtë pretendimet e Iranit për sulm ndaj bazës amerikane në Siri
- 16:37 Mijëra bileta ende në dispozicion për ndeshjen Angli-Francë, disa bileta të pa shitura edhe për finalen e Kupës së Botës