“Walk on by” dhe “Cantata” në një skenë, kryevepra e koreografit italian në TKOB

2 Korrik 2025 | 20:27

Dy balete, dy universe koreografike, pasioni dhe reflektimi, u ngjitën në skenën e Teatrit Kombëtar mbrëmjen e të martës, duke dhuruar një përvojë unike artistike, për publikun.

“Walk on by” një krijim bashkëkohor i koreografes australiane Nicola Wills, me muzikë origjinale të Adam Vincent Clarke, ishte shfaqja e parë që u prezantua.

Një vepër abstrakte që flet për njeriun në tranzicion, për izolimin dhe për bashkëjetesën e përvojave personale brenda një bote kolektive në lëvizje.

“Walk on by” është një premierë botërore që vjen në Teatrin Kombëtar të Operas në Shqipërisë. Është një pjesë reflektimi social, një moment për të reflektuar mbi izolimin e individëve në një grup, për konfliktet, rivalitetin, lumturinë dhe gjëra të tilla. Mua më pëlqen të kaloj kohë në Tiranë, të njoh kulturën shqiptare dhe të takoj njerëzit miqësorë e të shoh sa me gëzim e marrin ata jetën. Reflektimi im këtë herë është si turiste, por jam përpjekur ta lidh atë me pjesën që do interpretojmë dhe është diçka shumë i veçantë fakti që do të përfshihemi në këtë event”, thotë koreografja Nicola Wills.

“Cantata” nga ana tjetër është një nga kryeveprat e koreografit italian Mauro Bigonzetti, e cila sjell një shpërthim emocionesh në ritmin, pasionin dhe shpirtin e Italisë së Jugut.

Me muzikën autentike të grupit “Assurd”, kjo vepër është një festë e rrënjëve, ndjenjave dhe lidhjeve njerëzore.

“Cantata” është një koreografi që flet për marrëdhëniet mes njerëzve. Është një spektakël që shkon në kërkim të ekuilibrave në një raport, që për t’i arritur kalohet përmes dashurisë, urrejtjes, vuajtjes, gëzimit, argëtimit, e të tjera. Ndaj, baleti ka këtë objektiv: ekuilibrin mes qenieve njerëzore. Elementi kyç i këtij baleti është muzika tradicionale e jugut të Italisë. Është një balet që sjell gëzim, është një himn për jetën”, shprehet Vincenzo Capezzut, koreograf.

Për drejtuesin artistik të baletit në TKOB, Edi Blloshmi, kjo pjesë nuk është thjesht një shfaqje, por një festë në teatrin e Operës, ku celebrohet jugu i Italisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026