Waltz: SHBA do t’i kërkojë Rusisë të kthejë fëmijët e rrëmbyer në Ukrainë 

24 Mars 2025 | 08:54

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Presidentit të SHBA, Michael Walz tha se SHBA mund t’i kërkojë Rusisë të lirojë, siç i quajti ai, fëmijët ukrainas të deportuar ilegalisht, “si pjesë e ndërtimit të besimit”.

Ai e tha këtë në një intervistë me CBS News, duke iu përgjigjur një pyetjeje se pse Departamenti Amerikan i Shtetit ndaloi financimin e një programi të Universitetit Yale që ndihmon në gjetjen e fëmijëve të rrëmbyer ukrainas.

Walz tha se Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio po bën një rishikim të të gjitha këtyre programeve dhe se ai “nuk mund të flasë në mënyrë specifike për këtë program”.

“Presidenti Trump foli me të dy liderët për shkëmbimin e të burgosurve. Rusët dhe ukrainasit shkëmbyen menjëherë pothuajse 200 të burgosur pas bisedimeve. Ai gjithashtu diskutoi të ardhmen e këtyre fëmijëve. Ky është sigurisht një nga hapat kyç për ndërtimin e besimit”, tha këshilltari i Trump.

Kur u pyet nëse SHBA do të kërkonte lirimin e këtyre fëmijëve si një hap drejt ndërtimit të besimit, Walz u përgjigj pozitivisht.

“Ne po diskutojmë një sërë masash për ndërtimin e besimit. Ky është një prej tyre”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lula: Tarifat e reja të SHBA-së të padrejta dhe një gabim strategjik

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva i quajti tarifat e reja amerikane të padrejta dhe një gabim strategjik në një artikull opinioni të së...
18:26 | 26/07/2026

Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit

Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz riafirmoi këtë të dielë se një marrëveshje që siguron një program bërthamor civil për Arabinë Saudite...
18:06 | 26/07/2026

Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën tetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit....
17:45 | 26/07/2026