Watford largon Rei Manajn, shkak performanca e dobët

8 Shkurt 2023 | 16:13

Rei Manaj nuk është më pjesë e skuadrës së Watford. 25-vjeçari shqiptar ka shkëputur me konsensus kontratën me skuadrën angleze që militon në Championship. Shkak janë bërë paraqitjet jo të mira të sulmuesit, i cili nuk mundi të linte gjurmë në aventurën e tij në ishull. 1 gol në 6 paraqitje regjistron Manaj, pavarësisht se u prit me ngulm nga tifozëria.

Sulmuesi nënshkroi një kontratë 3-vjeçare, pas kalimit të tij nga Specia, teksa tashmë i duhet të gjejë një skuadër të re. Nënshkrimi me lushnjarin është cilësuar si një lëvizje e gabuar nga tifozëria e Watford, që ka nisur menjëherë sulmet në drejtim të drejtuesve.

Në të shkuarën Manaj ka luajtur me skuadra si Interi, Barcelona B, Granada, Specia. Shkëlqimin e pati tek katalanasit ku në 27 përballje shënoi 13 gola, duke u kthyer në një lojtar vendimtar. Sulmuesi shqiptar u huazua tek Specia në sezonin 21/22, ku regjistron 30 ndeshje dhe 5 gola, 3 prej tyre me penallti. Manaj ka arritur të shënojë gola dhe me kombëtaren shqiptare, 7 të tillë në 31 ndeshje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)

Një situatë gazmore ndodhi pas përfundimit të gjysmëfinales së Botërorit 2026 mes Anglisë dhe Argjentinës, pasi shënimet e Jordan Pickford përfunduan në duart e pjesëtarëve...
09:48 | 16/07/2026

Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës

Argjentina është kualifikuar në finalen e Kupës së Botës, pasi përmbysi Anglinë me rezultatin 2-1 në gjysmëfinalen e zhvilluar të mërkurën në Atlanta. Anglia kaloi...
07:37 | 16/07/2026

Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës

Anglia ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 falë golit të Anthony Gordon në minutën e 55-të, pas...
22:26 | 15/07/2026