Whatsapp sjell opsionin e fshirjes automatike të mesazheve
Një nga aplikacionet më të përdorur në të gjithë botën, Whatsapp, po sjell një risi lidhur me mesazhet që dërgoni tek bashkëbiseduesit.
Whatsapp do t’ju lejojë tani që të dërgoni mesazhe, të cilat mund të fshihen automatikisht pas një periudhe të caktuar kohe, e cila do të vendoset nga vetë përdoruesit.
Konkretisht, të gjithë përdoruesit e Whatsapp do të kenë të mundur të dërgojnë mesazhe dhe të vendosin për sa kohë t’i fshijnë ato nga biseda.
Koha që ju mund të zgjidhni fillon nga 5 sekonda deri në 1 orë. Pas kohës që ju do të zgjidhni, mesazhet tuaja do të zhduken pa lënë një gjurmë në bisedën tuaj.
WebDataInfo sqaron se për momentin mbi këtë opsion po punohet, për të qenë gati shumë shpejt në aplikacionin e Whatsapp.
Ky funksion fillimisht është krijuar vetëm për bisedat në grup dhe duhet të aktivizohet nga administratori i grupit të Whatsapp.
Por pavarësisht këtij opsioni që do të sjelli Whatsapp, bashkëbiseduesi juaj mund t’i ketë mesazhet, duke i bërë një fotografi gjithë bisedës dhe ju nuk do të merrni asnjë njoftim për këtë.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet
- 12:19 SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më
- 12:17 Vijojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmetet në Venezuelë, bilanci i viktimave 1.430