“When we see us”, muzeu zviceran shfaq piktura të njerëzve me ngjyrë në 100 vite
Arti afrikan aktualisht po përjeton Rilindjen në Evropë. Më në fund, muzetë e mëdhenj, panairet e artit dhe koleksionet private në të gjithë kontinentin kanë filluar të përqafojnë si kurrë më parë vepra të artistëve me origjinë afrikane dhe atyre të kombësive afrikane.
Ekspozita monumentale që është hapur në Bazel të Zvicrës është e para në llojin e saj, duke bashkuar 100 vjet pikturë të kësaj kategorie për të festuar natyrën e shumë anshme të përvojave të njerëzve me ngjyrë në të gjithë globin, si nga kontinenti afrikan ashtu edhe nga diaspora e tij e madhe.
Ekspozita “When we see us” organizohet rreth gjashtë temave Përditshmëria , Gëzimi Argëtimi , Pushimi , Sensualiteti , Spiritualiteti dhe Triumfi si dhe Emancipimi
Shumica e mbi 150 veprave të ekspozuara, të krijuara nga talente të shquara dhe të reja në skenën e artit afrikan, nuk janë parë kurrë në Zvicër, as nuk janë shfaqur ndonjëherë në një shkallë të tillë në Evropë.
Ekspozita do të zgjasë deri më 27 tetor 2024.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump