Wisner mbyll mandatin në Shqipëri, takim lamtumire me Presidentin Begaj
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në në takim të fundit të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, David Wisner.
Bëhet me dije se Wisner ka mbyllur mandatin e tij në Shqipëri, si i Ngarkuari me Punë i Amabsadaës Amerikane.
Presidenca bën me dijes përmes një komunikate zyrtare se kreu i shtetit shprehu në takim mirënjohjen e tij për mbështetjen vendimtare që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin në vijimësi Shqipërisë. Gjithashtu Begaj tha se është krenar për rolin në rritje që Shqipëria ka ndërmarrë në forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-të.
“Presidenti Begaj shprehu falënderimet e tij ndaj kontributit që z. Wisner ka dhënë gjatë shërbimit të tij në periudhën që shërbeu si i Ngarkuar me Punë në Tiranë.
Presidenti Begaj vlerësoi se falë përkushtimit dhe profesionalizmit të tij të lartë, marrëdhëniet e miqësisë së mirë me SHBA-të shënuan gjatë kësaj periudhe një etapë të shkëlqyer të kësaj marrëdhënieje.
Presidenti i uroi z. Wisner suksese të vazhdueshme në detyrat e reja në karrierën tij diplomatike”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij