Wizz Air shton 3 linja të reja, vjen në Tiranë aeroplani i 11-të,

10 Maj 2023 | 16:57

Wizz Air, linja ajrore më e madhe në Shqipëri dhe më e qëndrueshmja për mjedisin në botë, ka njoftuar zgjerimin e mëtejshëm duke shtuar një avion në bazën e Tiranës.

A321neo është avioni i 11-të,  më i avancuar që do të rrisë kapacitetin e linjës ajrore, duke mundësuar shtimin e 3 linjave të reja  nga Tirana në drejtim të Bremen, Gjermani, Valencia, Spanjë dhe Selanik të Greqisë. Kjo lëvizje e çon numrin total të linjave ajrore nga Shqipëria në 56, duke përfshirë tre të reja të shpallura rishtazi.

“Caktimi i një avioni shtesë na lejon të forcojmë më tej ofertën tonë për pasagjerët shqiptarë, duke u dhënë atyre mundësi për të udhëtuar në 56 fluturime në 15 vende të Europës dhe më gjerë. Ne besojmë se investimi ynë do të ndihmojë për të sjellë më shumë vizitorë në këtë vend të bukur dhe për të krijuar mundësi të reja për bizneset dhe komunitetet në të gjithë rajonin,” – u shpreh menaxherja e komunikimit, Valeria Bragarenco.

Vendimi për caktimin e avionëve të rinj në Tiranë është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të linjës ajrore për të zgjeruar fluturimet e saj në Shqipëri.

“Kjo shtesë e re tregon besimin e linjës ajrore në tregun shqiptar. Avioni i ri do të rrisë kapacitetin dhe linjat, duke ofruar më shumë mundësi për pasagjerët dhe duke mbështetur rritjen e turizmit dhe biznesit në rajon. Ne mbetemi të përkushtuar për të sjellë më shumë opsione me kosto të ulët për pasagjerët tanë shqiptarë dhe presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin me Wizz Air,” – u shpreh Piervittorio Farabbi, CEO i aeroportit të Tiranës.

10 linja të Wizz Air  do të rrisin frekuencën e tyre të fluturimeve nga Tirana. Sa i takon linjave të reja, udhëtimi nga Tirana në drejtim të Selanikut nis në 14 gusht. Fluturimet do të jenë 4 herë në javë të hënën, të mërkurën, të premten dhe të dielën.

Ndërkohë që dy linjat e tjera në drejtim të Bremen, Gjermani dhe Valencia, Spanjë do të jenë funksionale nga 19 dhjetori i vitit 2023. Veç shtimit të linjave ajrore dhe ofrimit të një shërbimit më të mirë për udhëtarët zgjerimi i Wizz Air do të krijojë dhjetëra vende të reja pune si dhe pritet të tërheqë më shumë vizitorë në Shqipëri, duke nxitur turizmin dhe duke krijuar mundësi të reja biznesi për kompanitë vendase.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026