Xhaçka dënon sulmin ndaj EULEX-it: Të hiqen menjëherë barrikadat në veri

11 Dhjetor 2022 | 14:26

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka dënuar ashpër sulmin ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhaçka ka kërkuar heqjen e menjëhershme të barrikadave në veri të Kosovës.

Sipas saj, është e rëndësishme të rivendoset qetësia dhe sundimi i ligjit.

“Shqipëria dënon ashpër sulmet ndaj EULEX-it në Kosovës dhe ndaj Policisë së Kosovës në veri. Ne i bashkohemi thirrjeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë për heqjen e menjëhershme të barrikadave nga grupet e serbëve të Kosovës. Është e rëndësishme të rivendoset qetësia dhe sundimi i ligjit”, shkroi Xhaçka në Twitter.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, ka konfirmuar se një shok bombë është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese mbrëmjen e së shtunës, në afërsi të Rudarës, në komunën e Zveçanit.

EULEX-i bëri të ditur se asnjë zyrtar i Njësisë Policore të Specializuar nuk është lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale, por i cilësoi sulmet e tilla të papranueshme.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur

Arben Malaj ka konfirmuar se do të kandidojë si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Përmes...
17:10 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026

Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për tërheqje të njëanshme...
12:58 | 25/07/2026