Xhaçka: Marrëdhënia Shqipëri-SHBA, aq e fortë sa nuk e zbehu edhe komunizmi

28 Korrik 2022 | 11:19

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka i ka cilësuar marrëdhëniet Shqipëri-SHBA mjaft të konsoliduara, pasi edhe 50 vitet e komunizmit nuk arritën t’i zhbëjnë apo zbehin këto marrëdhënie.

Duke folur në aktivitetin e mbajtur për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, ajo theksoi mirënjohjen për atë që Shtetet e Bashkuara kanë bërë për vendin tonë.

“Kjo nuk është marrëdhënie e ndërtuar siç ndërtohen rëndom marrëdhëniet mes shteteve, thjesht si lidhje interesash apo objektivash të përbashkëta, por kjo është një marrëdhënie që është kaq e fortë dhe e konsoliduar, sa nuk arritën ta zhbëjnë e ta zbehin as 50 vjet komunizëm, gjatë të cilave regjimi u përpoq të zhdukte nga kujtesa e shqiptarëve çdo gjurmë të miqësisë mes vendeve tona, duke i shpallur Shtetet e Bashkuara armikun e përbetuar arkimun e përbatuar, kunder cilit shqiptarët duhet të ishin gati në çdo moment të merrnin armët”, u shpreh Xhaçka.

Marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-SHBA kanë nisur më 28 korrik 1922, pak muaj pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku presidenti amerikan Wilson doli në krah të shqiptarëve.

Këto marrëdhënie patën një ndërprerje prej 52 vitesh gjatë pushtimit italian dhe regjimit komunist për t’u rivendosur sërish më 15 mars 1991 me përmbysjen e regjimit dhe vendosjen e demokracisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026