Xhaçka në OKB: Mbështesim rezolutën për paqe në Ukrainë
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka mbajti fjalën e saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Ajo deklaroi se Shqipëria mbështet rezolutën për paqe në Ukrainë.
“Ishte një pushtim i paprovokuar, i paligjshëm, pushtim kriminal i një vendi. Ishte mbi të gjitha një akt sulmi që shkelte qartë Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare,” – u shpreh ministrja.
Xhaçka tha se në një kohë kur shumica e botës priste që pushtimi të kishte sukses brenda pak ditësh, ushtria ukrainase tregoi forcën e saj përballë ushtrisë së dobët ruse.
“Ne besojmë se kjo Asamble duhet të votojë në mbështetje të kësaj rezolute dhe të bëjë të qartë mbështetjen për një paqe të drejtë në Ukrainë në përputhje me parimet e Kartës së OKB-së, e cila duhet të garantojë sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, që shtrihen në ujërat e saj territoriale,” – deklaroi Xhaçka.
LEXONI GJITHASHTU:
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë