Xhaçka uron shërim të shpejtë për ushtarët e KFOR-it: Dënojmë dhunën

29 Maj 2023 | 21:18

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka uruar shërim të shpejtë për ushtarët e KFOR-it që u plagosën pas përplasjes me protestuesit serbë.

Sipas saj dhuna ndaj tyre dhe ndaj gazetarëve është e papranueshme dhe duhet ndalur menjëherë.

“Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Europian është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njohjes reciproke që do të sigurojë stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë,” – u shpreh Xhaçka.

Ndërkohë, NATO i ka cilësuar të papranueshme sulmet ndaj KFOR-it, ndërsa u ka bërë thirrje palëve të angazhohen në dialog e të heqin dorë nga veprimet që nxisin dhunë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026