Xhejsika, nënë e tre fëmijëve që sfidon lartësitë: Në malin e Korabit rrezikova, më pëlqejnë aventurat

5 Maj 2026 | 22:17

Xhejsika Kapaj është e lidhur me adrenalinën, malet dhe lartësitë, duke thyer çdo kufi me guxim dhe pasion. Ajo thekson se është nënë e tre fëmijëve dhe se çdo ditë zgjohet në orën 5:30 për të bërë 5 km vrap.

“Me origjinë jam vlonjate, por nuk më kufizon dëshira dhe liria për aventurat në male. Lindi si një kuriozitet dhe më pas u kthye në një dashuri. Jam e apasionuar pas adrenalinës dhe aventurave, të cilat i jetoj si diçka të natyrshme, ashtu si vetë natyra që e vizitoj. Nuk i përshkruaj me fjalë i shijoj dhe i jetoj.

Të qenit nënë më ka bërë më të fortë dhe jo të kufizuar ndaj atyre që di të bëj. Fëmijët e mi janë arsyeja dhe motivi që unë të jem e fortë dhe kjo që jam”, tha ajo.

Sipas saj, momenti më i vështirë ka qenë ngjitja në Korab. Ajo tha se gjatë kthimit ka pasur një rrëshqitje dhe se është ndjerë në rrezik.

“Janë ato momente që të bëjnë më të fortë dhe të ecësh përpara e t’ia dalësh, sepse jo çdokush i bën këto gjëra, duhet të jemi të qartë. Ka edhe nga ato vajza që janë si lule, mos më prek, por duhet të kesh karakter luftarak.

Ku e gjen kohën? Njeriu gjithmonë kërkon, gjithmonë guxon, rrezikon dhe e gjen kohën për gjithçka: për të rritur fëmijët, për të punuar, për të ndjerë kënaqësi dhe për t’u përshtatur me familjen, sepse nuk është e thjeshtë.

Unë jam njeri adrenalinë në çdo moment; në makinën time ndodhen çanta, rroba plazhi. Hajde shkojmë këtu, hajde aty. Është pak e vështirë me brezin e sotëm, sepse janë të ngujuar në telefona.

Ku e gjen energjinë? Nuk është se e gjej, ajo ka buruar te unë dhe mendoj se është diçka e natyrshme. Jam një njeri që e jetoj jetën siç vjen, pa komplekse, bukur, mirë dhe natyrshëm. Mendoj se natyra më ka falur gjithë gjërat e bukura të mundshme. Unë nuk përdor filtra, unë jam Xhesi që jam. Madje më thonë në videot e mia në Instagram: “Ku i gjen lekët?” Duhet thjesht të planifikosh, duhet të shijosh”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026