Xhelal Mziu: Të dalim me listë të përbashkët, Berisha ka shumicën në PD

11 Tetor 2022 | 11:57

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu deklaroi se të dyja grupimet në këtë forcë politike duhet të kenë vullnet për bashkëpunim, në mënyrë që të dalin me një listë të përbashkët për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Në një intervistë për Euronews Albania, Mziu u shpreh se Sali Berisha ka treguar që ka mazhorancën brenda Partisë Demokratike.

“Nuk besoj që në zgjedhjet lokale ne duhet të merremi me zotin Berisha. Sidoqoftë, zoti Berisha deri në këto momente ka treguar që ka një mazhorancë edhe brenda PD-së. U konfirmua më 6 mars.

Unë them dhe ngelem shpresëplotë, që të dyja grupet e Partisë Demokratike do të fokusohen për të konverguar në personat që kanë aksionet politike apo publike në atë zonë. Nëse ka një vullnet të mirë, do të përfitojmë një listë që jo vetëm do t’i unifikojë demokratët për të qenë të bashkuar, por edhe për të dalë përtej opozitës”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konferenca e Kryetarëve vendos të enjten për datën e seancës për reformën territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte planifikuar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite votimin e raporteve të Partisë...
17:41 | 21/07/2026

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet agjenda e takimit

Është zbardhur agjenda e mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, e cila do të zhvillohet të premten në Pallatin...
15:23 | 21/07/2026