Xhixho: Krimet zgjedhore nuk janë hetuar nga SPAK, të krijohet qeveri teknike
Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, ishte e ftuar këtë të hënë në Euronews Albania, ku komentoi aktualitetin politik në prag të zgjedhjeve të vitit 2025.
Xhixho tha se dosjet e rëndësishme si ajo e Çyrbjas apo shitblerja e votës janë krime zgjedhore të pa hetuara.
Ajo apeloi për qeveri teknike në mënyrë që të garantohen zgjedhje të lira.
“Dosja e Çyrbjas, shitblerja e votës apo krimi i organizuar i cili është i lidhur me politikën, janë krime zgjedhore që nuk u hetuan nga SPAK, por u lanë në prokurorinë e rretheve, ndërkohë që është një nga dramat më të mëdha nëse si garantojmë qytetarëve votën e lirë dhe të ndershme.
Edhe kësaj rradhe nuk patëm reformë zgjedhore. Klasa politike është në një klimë mosbesimi midis palëve teksa opozita mund të krijojë një qeveri teknike. Duhet ndryshuar një qeveri e cila nuk merr pjesë me ushtrimin e pushtetit të saj në efektin elektoral”, tha Xhixho.
Nga ana tjetër deputetja e PL u ndal dhe te vota e diasporës për të cilën tha: “Kemi diskutuar gjithashtu në Komisionin e Dialogut me Damian Gjiknurin i cili ka cilësuar se do të zbatohen vendimet e gjykatës Kushtetuese, se vota e diasporës ka një të drejtë ligjitime për të marrë pjesë në zgjedhje. Mendoj që kjo gjë kjo mund të jetë një mekanizëm që emigrantët të kthehen në Shqipëri”, u shpreh Erisa Xhixho.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kthehu në Shqipëri, më bërtiti me fjalë vulgare”, Bianca Boshnjaku rrëfen përplasjen në Itali
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat
- 12:53 Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim
- 12:45 Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë
- 12:44 Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev
- 12:21 Momenti kur protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të ministrit Nufi (VIDEO)