Kuvendi votoi sot me 77 vota pro marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Marrëveshja nuk mori asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, ndërkohë që për këtë pakt ka votuar edhe PDIU.
Juristi Ylli Manjani debatoi me gazetarin Arjan Çani në emisionin Now në Euronews Albania lidhur me këtë marrëveshje, që e cilësoi antikushtetuese.
Sipas tij, territori i republikës së Shqipërisë nuk i jepet as përkohësisht një qeverie tjetër, kushdo qoftë ajo, pasi cenohet sovraniteti.
“Territori i republikës së Shqipërisë nuk i jepet as përkohësisht një qeverie tjetër, kushdo qoftë ajo, një organizate është tjetër gjë. Është një marrëveshje ku ti ke ndarë sovranitet, dhe me Italinë ti nuk ndan sovranitet, është antikushtetuese. Do të shkojmë në ekstrem? Ta kishin bërë në 100 për qind të territorit, të na kishin bërë Itali. Marrim pasaportë italiane ose greke dhe shpëtojmë. Nëse duam të ruajmë këtë që kemi kjo nuk pranohet. Argumenti i Gjykatës Kushtetuese është qesharak”, tha Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kuvendi ratifikoi marrëveshjen për emigrantët, reagon Meloni
- PDIU bashkon votat me PS për emigrantët, Doda: Po ndihmojmë shtetin mik