Yuri Kim në Asamblenë e Dhomës Amerikane: Presim partneritet më të mirë ekonomik
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim mori pjesë sot në Asamblenë e Përgjithshme të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri.
Ajo falenderoi Dhomën Amerikane për avokimin e saj në përmirësimin e klimës së investimeve në Shqipëri, duke bërë presion për standardizimin e politikave tatimore dhe duke nxitur vazhdimin e reformave kundër korrupsionit.
Ambasadorja Kim tha pret me kënaqësi të punojmë me Dhomën Amerikane për të vazhduar nxitjen e një klimë më të mirë biznesi në mënyrë që partneriteti ekonomik midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë të mund të ecë përpara.
“Kompanitë amerikane mund të luajnë një rol kyç për të ofruar alternativa të besueshme dhe të sigurta, në mënyrë që Shqipëria të mos ketë nevojë të mbështetet te ofrues të pabesueshëm.
Kompanitë amerikane mund të luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm për të ndihmuar në rindërtimin e aftësive kibernetike të Shqipërisë në përgjigje të sulmeve kibernetike iraniane të vitit të shkuar. Nuk ka dyshim se këto ishin sulme serioze, dhe gjithashtu nuk ka dyshim se ato do të vazhdojnë, edhe nëse jo nga Irani, ne do të vazhdojmë të përballemi me këto. Çdo vend ka dhe pothuajse çdo kompani është përballur me to.
Me pak fjalë, kemi mundësi dhe sfida, por edhe sfidat ofrojnë mundësi.
Presim me kënaqësi të punojmë me Dhomën Amerikane për të vazhduar nxitjen e një klime më të mirë biznesi, që të mund të çojmë përpara partneritetin ekonomik midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”,-tha ambasdadorja Kim.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë