“Je gjë prift?”- Salianji i kthehet Zylës pasi i kujtoi deklaratat kundër Berishës
Eksperti i komunikimit Julian Zyla dhe deputeti i partisë demokratike Ervin Salianji ka në debatuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, për shkak se Zyla i ka kujtuar Salianjit se ai vetë e ka qenë kundër Berishës në fillim, ndërsa tani i ëhstë bashkuar koalicionit.
Salianji ka thënë se kjo është e vërtetë, por ai është politikan dhe i është nënshtruar votës së popullit, që sipas tij kanë zgjedhur që kryeopozitari të jetë Sali Berisha.
Julian Zyla: Të kërkosh llogari pse politikisht refuzon të bashkëpunosh politikisht me një të shpallur non grata, me një që është shpallur i padëshiruar nga Shtetet e Bashkuara, kjo është kurajo politike.
Ervin Salianji: Kur e nis, çdo të thotë të bashkëpunoj politikisht. Këto janë terma kuturu. Kryeministri e ka detyrim institucional e kushtetues të bashkëpunojë me bashkitë. Ai thotë në emër të votës s’kanë për të marrë kokërr leku. Këtu nuk është çështja për non grata, se non gratat e Durrësit janë në krye të fushatës.
Julian Zyla: I dashur Ervin ke qenë ti kundër Berishës. Ke thënë që betejën me shtetet e bashkuara e kemi të humbur. pse iu bashkove “Bashkë fitojmë”.
Ervin Salianji: Kam thënë që partia demorkatike do një udhëheqës tjetër, por unë e respektoj votën e qytetarëve.
Julian Zyla: Domethënë ti e krijon shumicën apo e ndjek.
Ervin Salianji: Ore ti je prift? Se s’po të kuptoj. qytetarët kanë vendosur me anë të votës të zgjedhi opozitar në këtë vend Sali Berishën, kushdo politikan i nënshtrohet votës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:59 Meta paditet nga punonjësit, akuzohet se përdori inteligjencën artificiale për t’i pushuar nga puna
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane