Eksluzive| Sulmi me thika në peshëngritje, reagon Çajka: S’kam pasur armë të ftohta

24 Prill 2023 | 20:44

Dashamir Çajka ishte i ftuar në një intervistë eksluzive për “Klubin sportiv”,me gazetarin Enriko Gabaj për të treguar më tepër rreth një video sherri të publikuar këtë të hënë nga Federata e Peshngritjea, ngjarje në të cilën ka qenë i përfshirë edhe Çajka.

Presidenti i Kamzës në Peshëngritje, i akuzuar nga federata si personi që ka sulmuar me thikë trajnerin e Ekipit Kombëtar Z.Bashkim Nikolla dhe sportistin e tij Z.Bekim Gripsh,  tha se kjo ngjarje ka ndodhur 6 muaj më parë dhe theksoi se ai nuk ka pasur asnjë armë të ftohtë me vete.

“Realiteti ëhstë se ajo video ka ndodhur para 6 muajsh dhe e hedh poshtë pjesën e akuzave të drejtëpërdrejta që është bërë për mjete të ftohta. Kjo nuk ka ndodhur.  Mendoj se video  u publikua tani për shkak të inaugurimit që iu bë palestrës sonë të re. u bë një inaugurim jashtëzakonisht i madh, një organizim shumë i bukur.

Patëm goxha mbështetje dhe normalisht një njeri punëtor dhe vizionar nuk çan lehtë. besoj kjo ka qenë një nga arsyet më të forta. Unë e përgënjeshtroj lajmin e turpshëm të zotit Gjozaj, një shantazh për klubin i cili ka treguar progres të madh në sportin e peshëngritjes”,-tha për Euronews Albania Dashamir Çajka.

Më herët në komunikatë zyrtare e federatës së peshëngritjes është thënë:

“Në këtë status do të gjeni videon e Z.Dashamir Caika duke sulmuar dhe dhunuar me thikë trajnerin e Ekipit Kombëtar Z.Bashkim Nikolla dhe sportistin e tij Z.Bekim Gripshi.

Në atë aktivitet Z.Bashkim ka qenë shef i delegacionit për aktivitetin në Bosnje. Pasi Z.Dashamir ka kërkuar të jetë pjesë e këtij aktiviteti me sportistë që nuk e meritonin dhe federata e ka kundërshtuar këtë kërkesë.

Z.Dashamir ka sulmuar me thikë Bashkim Nikollën dhe Bekim Gripshin duke menduar se Z.Nikolla ka refuzuar kërkesën e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026