Yuri Kim për sfidat me të cilat përballen gratë: Jemi në një situatë kritike

8 Mars 2023 | 10:42

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka mbajtur fjalën e saj në aktivitetin për sfidat e sigurisë, organizuar nga Ministria e Mbrojtjes, ku gratë konsiderohen pjesë e rëndësishme e FA.

Kim tha se aktualisht, bota po përballet me sfida kritike, duke iu referuar luftës në Ukrainë.

Ndër të tjera, Kim nënvizoi se shqiptarët e dinë më shumë se të gjithë se çfarë do të thotë të jetosh në një regjim.

“Ne po përballemi me një sifdë kritike në këtë moment. Kur shohim se çfarë po ndodh në Evropë. Ka kaluar një vit nga agresioni rus në Ukrainë. Ukraina nuk bëri agresion ndaj Rusisë. Nëse e dëgjuat deklaratën e minisrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov kur ishte në  Indi, ku u mundua të ishte i sjellshëm për Rusinë.

Shqiptarët e dinë më shumë se të gjithë se çfarë do të thotë të jetosh në një regjim. Për ne, ka një princim, duam të bashkohemi me shtete që besojnë si ne dhe që ne dhe fëmijët tanë të jetojnë në një botë të lirë dhe me prosperitet”, theksoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026