Zanatet joshin të rinjtë në Elbasan, mbi 1600 të kualifikuar gati për tregun e punës
Bizneset në Elbasan po vuajnë mungesën e fuqisë punëtore dhe asaj të kualifikuar. Por këtë problematikë e ka zbutur disi qendra e formimit profesional. Kjo për faktin se në këtë qendër janë certifikuar dhe formuar profesionalisht më shumë se 1600 persona. Shumica e tyre orientohen në bazë të kërkesave të tregut për të kryer një kurs profesional.
“Në vitin 2023, 1650 studentë janë certifikuar pranë qendrës tonë. Të gjithë këta kursantë, dhe pa ndrojtje them se 80% e tyre tashmë janë punësuar, ose kanë qenë në punë dhe e kanë profesionalizuar më tepër punën e tyre. Në qendrën profesionale në Elbasan lë shumë kërkojnë estetikën, parukerinë, kuzhinën, elektrik panele diellore, panele fotovoltaike që është risi. Janë 65 kurse që ne ofrojmë”, thotë Krenar Xhemali, drejtor i Qendrës së Formimit Profesional Elbasan.
Kjo shkollë profesionale ka shërbyer edhe për personat që nuk kanë gjetur hapësirë në tregun e punës. Njëra prej tyre është Juliana Shëngjergji, e cila edhe pse e diplomuar për inxhinieri ndërtimi në Gjermani, nuk gjeti mundësinë për të fituar një vend pune. E detyruar për të pasur të ardhura, ajo mendoi të bënte një kurs për parukeri në qendrën e formimit profesional.
“Unë Inxhinierinë e Ndërtimit e përfundova si komplet shkollë në Gjermani, pastaj ndodhi pjesa e karantinës dhe nuk munda ta vazhdoja si profesion atje, dhe u ktheva në Shqipëri. Këtu është ajo pjesa e mentalitetit që një grua nuk mund të bëj punë që është vetëm për burra dhe kështu e lash fare si profesion. Mendova se parukeria do të ishte një zgjidhje shumë e mirë, se e kam pas dëshirë që e vogël”, shprehet ajo.
Në Qendrën e Formimit Profesional aktualisht janë 472 persona të të gjitha moshave që trajnohen në fusha të ndryshme. Kursantët e kanë të garantuar vendin e punës, kjo për shkak të marrëveshjeve që ka qendra me bizneset në qarkun e Elbasanit.
LEXONI GJITHASHTU:
Zanatet drejt zhdukjes, zdrukthëtari nga Gjakova: E kam trashëguar brez pas brezi
Reflektohet folklori dhe tradita, ekspozitë e artizanatit të drugdhendjes në Korçë
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona