Zbardhet drafti i KQZ: Vetëm një javë fushatë për zgjedhjet 9 nëntorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar datën 1 nëntor për fillimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashkitë e vendit: Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë.
Zgjedhjet janë planifikuar të zhvillohen më 9 nëntor 2025, me dekret të presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Sipas draftit të vendimit të KQZ, partitë politike duhet të dorëzojnë kërkesën për regjistrim si subjekte zgjedhore deri më 11 tetor, ndërsa koalicionet kanë afat deri më 16 tetor për dorëzimin e kërkesave për regjistrim.
Për kandidatët, afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kandidimit është data 19 tetor.
Dokumentet paraqiten në KQZ për bashkitë Tiranë, Vlorë dhe Berat, dhe në KZAZ për bashkitë Tepelenë, Cërrik dhe Mat.
Ndërkohë, Zyra e Gjendjes Civile është propozuar të përgatisë listat e zgjedhësve jo më vonë se më 6 tetor, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile.
Bashkia e Tiranës shkon në zgjedhje, pavarësisht ankimimit të kryetarit aktual, Erion Veliaj, në Gjykatën Kushtetuese lidhur me shkarkimin e tij.
Presidenca ka njoftuar se vendimi për shpalljen e zgjedhjeve nuk pengohet nga ky ankim. ankuar në një gjykatë administrative dhe jo në Kushtetuese.
Njoftimi i i KQZ
“Afatet për zgjedhjet e pjesshme, Celibashi propozim Rregullatorit: Kandidatët më 19 tetor, fushata nis më 1 nëntor
1.Fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore për Kryetar bashkie në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, fillon më datë 1.11.2025.
2.Zyra e Gjendjes Civile në këto bashki, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, hartojnë listat e zgjedhësve jo më vonë se data 6.10.2025.
3.Partitë politike duhet të paraqesin kërkesën në KQZ, për regjistrim si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, jo më vonë se data 11.10.2025.
4.Koalicionet zgjedhore duhet të paraqesin në KQZ, kërkesën për regjistrimin si koalicion për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, jo më vonë se data 16.10.2025.
5.Dokumentet e kandidimi*t paraqiten në KQZ për bashkitë Tiranë, Vlorë dhe Berat, si dhe në KZAZ për bashkitë Tepelenë, Cërrik dhe Mat, *jo më vonë se data 19.10.2025”.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset