Zbardhet kontrata e lobimit të PD me bashkëpunëtorët e Trump, në total shkon 6 mln $
PD ka firmosur një kontratë lobimi në SHBA me kompaninë Continental Strategy. Shuma e paguar si parapagim për 3 muaj është në shifrën 250 mije dollarë. Continental Strategy është e specializuar në marrëdhënie me qeverinë dhe strategjitë politike.
Marrëveshja është firmosur më 4 prill 2025 nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, dhe Carlos Trujillo, ish-këshilltar i Presidentit Trump dhe themelues i kompanisë. Kontrata parashikon pagesë mujore prej 250 mijë dollarësh për një periudhë dyvjeçare. Pra në total për 24 muaj Partia Demokratike do të paguajë 6 milionë dollarë. Garantuesi financiar i kësaj marrëveshjeje është Nuredin Seci, shqiptaro-amerikan nga Tropoja, që jeton në New York.
Sipas dokumenteve, Continental Strategy do të ndihmojë PD-në në krijimin e kontakteve me zyrtarë të qeverisë dhe Kongresit amerikan, promovimin e kauzave si lufta kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare në interes të marrëdhënieve SHBA- Shqipëri, si dhe do të angazhohet në çështje strategjike ligjore në emër të PD-së dhe koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Aktivitetet mund të përfshijnë lobim, përgatitje dhe shpërndarje të materialeve informuese, si dhe angazhim me vendimmarrësit politikë amerikanë
Kompania pajtohet të ofrojë shërbime lidhje me qeverinë për Klientin në lidhje me fushën e mëposhtme të shërbimeve:
- Ndërmarrja e marrëdhënieve me palët kyçe të interesuara në degën ekzekutive dhe legjislative për të lehtësuar zhvillimin e politikave.
- Të ofrojë mbështetje për të promovuar demokracinë, nismat kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
- Duke përdorur përvojë të gjerë në marrëdhëniet me qeverinë, avokatinë të politikave, shërbime ligjore dhe angazhimin e palëve të interesuara në përputhje me objektivat e Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj, Aleancës për Shqipërinë Madhështore
Pas nënshkrimit të kontratës PD ka vendosur kontakte me shefin e stafit të senatorit Marco Rubio, një nga figurat kryesore të politikës së jashtme amerikane.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kontrata 6 mln dollarë e lobimit në SHBA, reagon Partia Demokratike
- Berisha në Pogradec: Çmimi i naftës do të jetë 40% më i lirë
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump



















