Zbardhet raporti i Avokatit të Popullit për Lear Kurtin, shkeljet e konstatuara

17 Janar 2023 | 15:33

Euronews Albania ka mundur të sigurojë raportin e plotë të Avokatit të Popullit në lidhje me vdekjen e 31-vjeçarit Lear Kurti, i cili ndërroi jetë pas shoqërimit në polici më datë 19 tetor 2022.

Në raport theksohet se ngjarja mund të parandalohej nëse punonjësit e policisë do të kishin kryer veprimet e duhura.

Sipas Avokatit të Popullit, shoqërimi i të riut ka qenë në kundërshtim me dispozitat ligjore, pasi nuk mund të bëhet shoqërimi i një personi vetëm duke u mbështetur në dyshime të pa arsyeshme.

“Duke mbajtur në konsideratë natyrën e çështjes, në raste të tilla shërbimet e policisë, mund ta parandalonin këtë ngjarje, në kushtet e veprimeve apo mosveprimeve që përfaqësuesit e rendit publik kishin si detyrim të kryenin. Nisur nga këto deklarime si dhe duke iu referuar nenit 109 të ligjit të sipërcituar, rezulton se punonjësit e policisë kanë vepruar në kundërshtim me dispozitën e mësipërme, sepse nuk mund të bëhet shoqërimi i një personi duke u mbështetur vetëm në dyshime të pa arsyeshme. Sipas dispozitës së cituar, dyshimet duhet të jenë të arsyeshme, për kryerjen e një krimi, për të parandaluar kryerjen e një vepre penale, ose për identifikimin e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime (pikat ‘c’ dhe ‘ç’ parashikojnë se në rastin konkret, nuk ndodhemi as para shoqërimit, ndalimit dhe as para arrestimit në flagrancë, që parashikon Kodi i Procedurës Penale (KPP). Në këto rrethana, punonjësit e Policisë kanë vepruar në kundërshtim me nenin 27 të Kushtetutës dhe nenit 5 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ), që parashikojnë rastet kur mund të kufizohet liria e personit.

Gjithashtu raporti thekson se mungesa e procedurave dhe dukumentimit të shoqërimit në komisariat të të riut përbën shkelje të rëndë disiplinore.

“Procedurat e evidentimit të veprimeve që janë kryer me të shoqëruarin kryhet nga punonjësi i policisë që ka punuar dhe sqaruar çështjen, ndërsa hedhja e të dhënave në regjistër dhe në sistemin elektronik të të dhënave kryhen nga punonjësi i policisë të shërbimit të informacionit në njësinë policore. Mos zbatimi i kësaj kërkese nga personat përgjegjës për dokumentimin e aktit të shoqërimit, përbën shkelje të rëndë disiplinore”, thuhet në raport.

Avokati i Popullit ngre shqetësimin për mos vënien në dispozicion të materialeve filmike të shoqërimit të Lear Kurtit. Sipas raportit pamjet janë siguruar nga materialet e publikuara në emisionin “Review”, në Euronews Albania.

“Gjithashtu në mungesë të pamjeve filmike, kemi administruar pamjet të publikuara në media https://www.youtube.com/ëatch?v=oCXcaHZog0o, Media “Euronews Albania” në të cilën shfaqen pamjet e para të momentit e kapjes së personit L.K dhe neutralizimi i tij pas ndjekjes nga policia për afërsisht 200 metra nga momenti i parë i komunikimit me të. Në këto pamje qartazi duket gjendja e rënduar shëndetësore e shtetasit L.K i cili është i ulur në tokë dhe i pafuqishëm për tu ngritur si dhe punonjësit e policisë që tentojnë ta shoqërojnë. Koha e qëndrimit në këto kushte deri në momentin e futjes së tij në makinën e policisë është afërsisht 7 minuta. Lidhur me këtë çështje, Institucioni i Avokati të Popullit ka mbajtur një qëndrim në media duke pasqyruar qartazi problematikat e evidentuara përgjatë shoqërimit të shtetasit L.K”, përfundon raporti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026