Zbardhet vrasja në Kurbin: Identifikohet autori, e qëlloi për motive pronësie

25 Shkurt 2025 | 11:42

Policia ka zbardhur vrasjen e 67-vjeçarit Dod Mamli, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e të hënës, teksa ishte duke punuar tokën në fshatin Vilëz, Zhejë.

Sipas Policisë, autori i krimit është identifikuar si Dashnor Tota. Uniformat blu bëjnë me dije se motivi i vrasjes ka qenë një konflikt pronësie mes autorit dhe viktimës.

Shërbimet operacionale dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë kanë vijuar përgjatë natës kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar, por për shkak të errësirës nuk u bë e mundur gjetja e tij. Policia vijon kontrollet në të gjithë zonën dhe po kryen veprime të tjera hetimore me qëllim lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

“Falë veprimeve të shpejta hetimore, të kryera nga grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit D. T., i cili dyshohet se, për motive pronësie, ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin D. M.

Shërbimet operacionale dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë kanë vijuar përgjatë natës kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar, por për shkak të errësirës nuk u bë e mundur gjetja e tij,” thuhet në njoftimin e Policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026

Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona

Dy persona janë proceduar penalisht nga policia e Elbasanit. Policia në njoftim bën me dije se ata janë proceduar për veprën penale “Kanosja për shkak...
21:08 | 17/07/2026

Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka hyrë me forcë në një...
20:50 | 17/07/2026