Zbulim i rrallë arkeologjik/ Gjendet në Ulpianë mbishkrimi i shekullit të VI-të
Në parkun arkeologjik te qytetit antik te Ulpianës, që ndodhet në territorin e komunës se Gracanicës, është bërë një zbulim arkeologjik me një rendësi të veçantë.
Kjo erdhi si rezultat i punës së arkeologëve kosovare dhe atyre francez.
Për rëndësinë e gjetjes se një mbishkrimi latin, qe daton të jetë nga shekulli i 6 pas Krishtit, na tregojnë vetëm ata që e sollën në dritë.
“Zbulimi është i rëndësishëm pa diskutim. Është zbulimi më i madh që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë, kjo është e rëndësishme për të gjithë antikitetin”- tha Arben Hajdari, arkeolog
Sipas Hajdarit, gjetja e një pjese të një bazilike dhe të një qyteti të tërë që tregon shumë për periudhën e perandorit Justinian dhe Dardanin antike.
“Është një bazilikë e shekullit të 6-të, dhe këtë vit kemi arritur me gjetur dhe me zbuluar një mbishkrim që është dedikim i për Perandorin Justinian dhe gruan e tij”- shtoi Hajdari.
Me këtë pajtohet edhe arkeologu francez, Christophe Goddard, i cili thotë për të se është zbulim jetesor dhe se nuk ka pas asnjëherë dilema se Kosova është qendra e Dardanisë, por që tani kemi fakte që dëshmojnë këtë.
Tutje ai tha se unike për këtë zbulim është edhe gjendja e mirë e mbishkrimit.
“Duhet ta kuptoni një gjë që të gjitha ndërtesa janë ndërtuar nga Perandori Justinian e që mund t’i vizitojmë si në Turqi e Itali, këto ndërtesa për shkak të restaurimeve që e kanë humbur dyshemenë. Ndërsa këtu e kemi dhe kjo është diçka absolutisht unike, jo vetëm si shkrimi origjinal por edhe për faktin që është e vetmja që e kemi në botën romake”- tha Christophe Goddard, arkeolog francez.
Sipas Goddard, ky është vetëm fillimi i asaj çfarë pritet të zbulohet këtu. Ndërsa ka një kërkesë për publikun.
“Ajo çfarë kemi këtu është vetëm 15 përqind e kësaj ndërtese, ndërsa ne po qëndrojmë në një qytete me sipërfaqe prej 19 hektar. Kështu që ka ndërtesa të tjera gjithandej. Kështu që presim shume gjëra të reja dhe të pasura po aq sa kjo këtu. E vetmja gjë që po kërkojmë është që njerëzit ta respektojnë këtë vend. Është një trashëgimi e përbashkët, jo vetëm për Kosovën por për Europën. Duhet te klasifikohet si monument i klasit botëror. Po ashtu kërkojmë durim, pasi do të behet i qasshëm për publikun sa me shpejt të jetë e mundur. Por, duhet ende punë deri tek ajo. Jo vite, por për disa muaj do të na duhen për këtë”- tha Christophe Goddard, arkeolog francez.
Kontribut në këtë zbulim të rëndësishëm arkeologjik përveç arkeologëve, kane dhënë edhe shteti i Kosovës, shteti i Frances dhe Bashkimi Evropian, për ç’ka ekipi i arkeologëve u janë falenderues.
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve