Zbulimi i rrallë në Itali, gjenden dy faqe të botimit të parë të “Komedisë Hyjnore”
Dy faqe nga botimi i parë i “Komedisë Hyjnore” janë gjetur gjatë transferimit të Arkivit Shtetëror nga Spezia, në Italinë veriperëndimore.
Kryebashkiaku i Spezias, për mediat e huaja, ka bërë me dije se këto janë dy faqe autentike nga pjesët Purgatori dhe Parajsa nga botimi i parë i Komedisë Hyjnore të Dante Alighieri dhe se është qartësisht një origjinal i shekullit të 14-të.
“Është një fakt i jashtëzakonshëm, zbulimi i një thesari me vlerë të paçmueshme”, tha Perakini.
Ai tha se tani synojnë që së shpejti të merren vesh me Ministrinë e Kulturës për organizimin e ekspozitës.
“Ashtu si mbetjet e Komedisë Hyjnore. Është një fakt i jashtëzakonshëm dhe me rëndësi absolute për qytetin dhe kulturën tonë”, shtoi Perakini.
Komedia Hyjnore është vepra madhore e poetit, shkrimtarit dhe politikanit italian Dante Aligieri, një prej teksteve kyç të letërsisë perëndimore.
Vepra paraqet një alegori epike trekëndëshe të shpirtit njerëzor dhe një monument ku Dantja ngriti, me fantazinë e tij të mrekullueshme, mbretërinë e botës së përtejme.
LEXONI GJITHASHTU:
Le Pen: Do kandidoj për presidente në vitin 2027
Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: NATO mbetet shtylla e mbrojtjes së Evropës
Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s