Zbulohen akuzat ndaj Fatmir Mediut, “Gërdeci” do hetohet dhe për pastrim parash

8 Shkurt 2023 | 10:25

SPAK njoftoi këtë të mërkurë mbylljen e hetimeve në lidhje me ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për çështjen “Gërdeci”.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, bën me dije se Mediu akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues

Gazetari zbulon se Mediu i mohoi akuzat në gjykatë dhe tha se në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes ka zbatuar vetëm VKM-të e dala për demontimin e armëve.

“Prokuroria e Posaçme ka dërguar në GJKKO dosjen ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, me dy akuza atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Gjatë komunikimit që iu bë zotit Mediu të akuzave, ai nuk i pranoi ato duke thënë se në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes ka zbatuar të gjitha VKM-të e dala për demontimin e armëve në fabrikën e Gërdecit”, tha Ferhati.

Krahas Mediut per të cilin është dorëzuar kërkesa në GJKKO për gjykim për akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues SPAK ka hapur hetim më vete edhe për akuzat e pastrimit të parave dhe korrupsionit lidhur me çështjen e Gërdecit.

“Në kuadër të këtij proçedimi penal janë kryer gjithashtu veprime të mëtejshme në lidhje me proçedurën e shitjes së municioneve luftarake nga Ministria e Mbrojtjes dhe ndërmarrja “MEICO” ndaj shoqërive të huaja “Evdin” ltd, me seli në Qipro dhe “AEY”, me seli në Florida”, njofton SPAK.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026