Zbulohen politikanët e Kosovës në dosjen e ish-agjentit të FBI

29 Janar 2023 | 16:38

Gazetari Milaim Zeka foli në lidhje me dosjen e ish-agjentit të FBI Charles McGonigal, duke thënë se në të janë të përfshirë dhe politikanë nga Kosova.

Në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi se McGonigal ka kërkuar shuma marramendëse parash te ushtarët e UÇK-së në mënyrë që t’u heqë akuzat e pretenduara.

Sipas tij agjenti ka marrë më shumë se 250 mijë dollarë.

“Nuk është aspak lajm i çuditshëm që ‘x’ apo ‘y’ nga liderët e Kosovës ose të Shqipërisë takohen me një zyrtar të lartë të FBI. Nuk është sekret që ish-ambasadorja jonë në SHBA, Vlora Çitaku ka pasur lidhje me këtë grup, pastaj Enver Hoxha etj.

Problemi është se nga kuh kanë ardhur këto 250 mijë dollarë, kush ka qenë qëllimi. Ju garantoj që shumat kanë qenë më të mëdha, nuk bëhet fjalë për 250 mijë dollarë. Është një grup i strukturuar dhe abuzues në emrin e agjentit të FBI-që ka kërkuar shuma marramendëse te ushtarët  e UÇK-së se gjoja këta mund të heqin ose të rrëzojnë akuzat e pretenduara. Janë afera të nivelit të lartë.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026