Zbulohet aktivitet i paligjshëm bastesh sportive, policia arreston pronarin e një lokali në Tiranë

10 Prill 2026 | 10:56

Policia e Tiranës ka zbuluar një tjetër lokal që ishte vënë në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

“Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në një subjekt në rrugën “Kastriotët” u konstatua se viheshin baste sportive përmes celularit”, njofton policia.

Në lidhje me këtë rast u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi V. G., 37 vjeç, ndërsa i është sekuestruar edhe celulari.

“Gjatë kontrolleve të mëtejshme në ambientet e lokalit, u konstatua se një klient, shtetasi O. I., 21 vjeç, mbante me vete një mjet prerës. Për këtë shtetas ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta ndërsa celulari i të arrestuarit dhe mjeti prerës janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve

Ditën e sotme, në qytetin e Sarandës policia ka gjetur një motor të braktisur buzë detit, i cili dyshohet se u përket autorëve të atentatit...
18:01 | 18/07/2026

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026

Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit

Tava e Elbasanit mbetet një nga simbolet më të forta të identitetit të qytetit. Në Festën e Tavës, të organizuar në qendër të Elbasanit, qindra...
17:35 | 18/07/2026