Zbulohet çfarë diskutoi Rama dhe Kurti në takimin e sotëm
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u nis me urgjencë drejt Shqipërisë pas një konference për media. Ai ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin Rama.
Në këtë takim homologët kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESH.
Kështu deklaroi zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu.
Kurti tha këtë të martë se ka diçka urgjente kur doli pas një takimi me Rrahman Jasharajn, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, por s’tregoi se ku po niset. Zyra e tij nuk dha detaje.
Hera e fundit kur janë takuar kryeministrat Kurti dhe Rama është mbledhja e përbashkët e dy qeverive, më 20 qershor.
LEXONI GJITHASHTU:
Sot gjyqi i Veliaj në GJKKO, kryebashkiaku pritet të mos jetë i pranishëm! Refuzon kafazin e qelqë, prokurori: Nuk ka trajtim poshtërues
Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
- 08:33 Stuhi, përmbytje dhe rrëshqitje dheu, humbin jetën 15 persona në Kinë. Mijëra të evakuar
- 08:31 Sot gjyqi i Veliaj në GJKKO, kryebashkiaku pritet të mos jetë i pranishëm! Refuzon kafazin e qelqë, prokurori: Nuk ka trajtim poshtërues
- 08:22 “Kam dhënë gjithçka,” Ronaldo e konfirmon sërish pas humbjes me Spanjën: Kjo ishte Kupa ime e fundit e Botës
- 08:11 Fitorja ndaj Portugalisë, Spanja vendos rekord në Kupën e Botës. 6 ndeshje radhazi që nuk pësoi gola
- 08:10 SHPJEGIMI/ Vendimi që mund t’i japë fund Marine Le Pen dhe të lirojë Jordan Bardellën
- 08:00 Ushtria britanike: Një tanker nafte është goditur në Ngushticën e Hormuzit