Zbulohet molekula e jetëgjatësisë! Mjeku Luçiano Bardhi: Ja ku gjendet
Mjeku Luçiano Bardhi, ishte i ftuar këtë të diel në Euronews Albania teksa ka folur mbi shëndetin, kujdesin ndaj ushqimeve për festën e Vitit të Ri, dhe mbi të gjitha për një molekulë jetëgjatësie.
Ai theksoi se kjo molekulë shërben për të rritur disa gene të jetëgjatësisë dhe shpjegon se në cilën pjesë të trupit ndodhet ajo.
“Mjekësia po shkon në një këndvështrim komplet tjetër, në 18 dhjetor 2024 bota pa një rrugëtim tjetër të mjekësisë dhe flitet se mund të jetë një molekulë që mund të shtojë jetëgjatësinë e njeriut. Ajo gjendet në pjesën e shtratit të brendshëm të zorrës së hollë dhe të trashë, pra lidhet me sistemin tretës. Kjo molekulë quhet acidi litokolik ose hidroksikolani. Kjo molekulë do të trajtojë sëmundje të trurit pasi shpërben gjithashtu për të rritur disa gene të jetëgjatësisë”, tha mjeku.
Ai shtoi se molekula sintetizohet tek njerëzit që mbajnë agjërim, metodë kjo kurative dhe pastruese ndaj organeve.
“Sipas studimeve, sinteza e kësaj molekule ndodh në atë mënyrë që, njerëzit që prodhojnë këtë molekulë, i kanë organet e tyre shumë të pastra, nuk preken nga sëmundje autoimune, dhe kjo më së shumti sintetizohet tek njerëzit që mbajnë agjërim, pasi agjërimi është një metodë shumë kurative dhe pastron organet.
Në zorrën e hollë dhe në zorrën e trashë bëhet tretja dhe zbërthimi i lëndëve ushqimore. Kur ne marrim ushqim, mëlçia prodhon disa kripëra që të tretet ushqimi dhe këto i quajmë kripëra biliare. Këto të fundit brenda tyre kanë një acid kenodeoksikolik”, tha mjeku Bardhi.
Luçiano tha gjithashtu se jetëgjatësia jonë nuk varet as në zemër, as në tru, por nga disa mikroorganizma misterioz të cilat quhen bakteriet e mira të zorrës së trashë.
Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen
“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat
“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi
- 15:36 Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann jep dorëheqjen pas skualifikimit nga Botërori
- 15:29 Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 15:22 Vrau 6 persona në Gjermani, autori ishte arratisur nga një burg në Turqi. Po vuante dënimin për abuzim me vajzën e tij
- 15:06 Në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së Call Centerave, arrestohet në Dhërmi Granit Pepnika
- 14:52 Mision shpëtimi në hapësirë, anija kozmike “Link” niset për të ngritur orbitën e teleskopit Swift që rrezikon të bjerë në Tokë
- 14:35 Alarm nga temperaturat ekstreme, ekspertët i kërkojnë FIFA-s të shtyjë ndeshjen Francë-Paraguaj