Zbulohet një lokal ku shitej drogë në Shkodër, arrestohet në flagrancë menaxheri
Policia në Shkodër ka zbuluar një lokal në fshatin Trush i cili ishte përshtatur për përdorim dhe shitje kokaine.
Menaxheri i lokalit është arrestuar, ndërsa lënda narkotike e ndarë në doza, gati për shitje, është sekuestruar.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë vijuar punën në terren, të mbështetur nga inteligjenca policore, për goditjen e rasteve të prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike, në ambiente të ndryshme.
Si rezultat, gjatë kontrolleve në lokalin e marrë me qira nga shtetasi A. O. (M.), në fshatin Trush, shërbimet e Policisë konstatuan se ky ambient ishte përshtatur për përdorim dhe për shitje të dozave të lëndës narkotike kokainë. Në këtë ambient, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në disa doza.
Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi A. O. (M.), 41 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe