Zbulohet pasuria e Altin Dumanit: Jeton në një pallat me parafabrikatë
Gazetari Poli Hoxha zbuloi në “Now me Erla Mëhillin” se Altin Dumani jeton në një pallat me parafabrikatë.
“Dumani jeton në një lagje aty ku ka jetuar kur ka ardhur në Tiranë, periferike, në një pallat 5-katësh me parafabrikatë dhe sot e kësaj dite, edhe pasi është zgjedhur aty është. Berberi që u qetha sot e ka komshi dhe më tregoi me hollësi për thjeshtësinë,” – u shpreh Hoxha duke sqaruar se i vetmi ndryshim që ka nga njerëzit e tjerë janë policët që e shoqërojnë dhe që është detyrim ligjor.
Ai shtoi se momenti kur do e humbte respektin për kreun e ri të SPAK do ishte nëse përsëriste frazën e Arben Krajës, paraardhësit të tij, i cili shprehej se ishin vazhdimisht nën kërcënim.
“Nëse nuk e zgjidh ti kush të kërcënon dhe kush të shantazhin dhe kush nuk i hedh prangat atij për veten dhe familjen tënde imagjino çfarë do bësh ti për të tjerët,” – u shpreh Hoxha.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)