Zbulohet qarku ku do të kandidojë në listë të mbyllur Edi Rama

12 Mars 2025 | 19:59

Kryeministri Edi Rama do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në qarkun e Tiranës, dhe do të jetë pjesë e një liste të mbyllur. Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, ku u miratua lista e kandidatëve për deputetë.

Ky zhvillim vjen në një moment kur partitë politike kanë afatin deri në mesnatë të kësaj të mërkure për të dorëzuar listat përfundimtare të kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të 12 qarqet e vendit.

Ndërkohë, partitë pritet të dorëzojnë listat e plotë deri në orën 24:00, për t’u përgatitur për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 11 maj 2025.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është aktive këtë të martë në Novoselë. Zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre, barishte por edhe ullinj. Sipas informacioneve...
15:17 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026