Zbulohet skema e trafikut të emigrantëve, 30-vjeçari i sillte si futbollist
Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi kishte ngritur një skemë mashtrimi me qëllim trafikimin e emigrantëve të paligjshëm drejt vendeve të BE-së.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi me inicialet E. G., në bashkëpunim me persona ende të paidentifikuar, siguronte ftesa fiktive për shtetas të huaj, kryesisht nga Bregu i Fildishtë, për të ardhur në Shqipëri, me pretendimin për qëllime punësimi si futbollist.
Pasi shtetasit e huaj vinin në Shqipëri, 30-vjeçari i ndihmonte ata, kundrejt fitimit, për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.
Janë proceduar penalisht dhe 9 shtetas të huaj që kishin ardhur në Shqipëri, me qëllim për të kaluar drejt vendeve të BE-së, me ndihmën e 30-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë